22.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, Osmani shpreh keqardhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik mes dy vendeve. Ajo theksoi se kjo aleancë është çështje strategjike dhe kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithë spektrit politik në Kosovë, duke vlerësuar se liria e Kosovës është bërë e mundur falë mbështetjes vendimtare të SHBA-ve.

Osmani kujtoi se Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, dhe ky marrëdhënie është thelbësore për identitetin dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës. Presidentja gjithashtu theksoi se angazhimi i saj për forcimin e këtij raporti ka qenë i palëkundur, siç është konfirmuar edhe nga liderët amerikanë, përfshirë në një letër të Presidentit Trump të dërguar në gusht 2025.

Dialogu Strategjik, i iniciuar nga Osmani në vitin 2021 dhe finalizuar në janar 2025, është një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidentja theksoi se ky proces është rezultat i një pune të palodhur nga ekipi i Presidencës dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe se ai do të vazhdojë të mbetet një përparësi strategjike për Kosovën.

Ajo theksoi gjithashtu se do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon, për të përmbushur synimet e Kosovës për t’u integruar në strukturat euroatlantike dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit.

Presidentja përmendi se siguria e Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e SHBA-së, dhe se ruajtja e kësaj aleance është jetike për të ardhmen e vendit. Ajo shprehu bindjen se Dialogu Strategjik do të rifillojë së shpejti dhe se partneriteti me SHBA-në është një garanci për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës në të ardhmen.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit