22.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Begaj dekreton qeverinë e re, Rama kryeministër dhe përgjegjës për ministren virtuale “Diella”

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në dekretin e firmosur, Rama merr përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrisë virtuale “Diella”, e cila do të menaxhohet nga Inteligjenca Artificiale.

Rama paraqiti kabinetin e ri në Asamblenë e PS-së, ku Niko Peleshi u shpall kryetar i Kuvendit. Ky është mandati i katërt i Ramës si kryeministër, që drejton ekzekutivin që nga 2013.

Kabineti i ri:

  • Zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Belinda Balluku
  • Ministre e Punëve të Brendshme: Albana Koçiu
  • Ministre e Shëndetësisë: Evis Sala
  • Ministër i Mbrojtjes: Pirro Vengu
  • Ministër i Inteligjencës Artificiale: “Diella”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ironizon ministren virtuale, duke shkruar në Facebook: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore!”
Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilëson dekreti tërësisht antikushtetues, duke theksuar se një ministër duhet të jetë shtetas shqiptar, mbi 18 vjeç dhe mendërisht i aftë, kushte që Diella nuk i plotëson.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit