30.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin prestigjioz për “Përvojën më të mirë të aeroporteve në Evropë”

Shkup, 12 shtator – Në një ceremoni solemne, e cila është pjesë e Samitit vjetor për përvojën e aeroporteve të ACI World, që u mbajt më 10 shtator në Guangzhu, Kinë – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori statuetën që përfaqëson çmimin prestigjioz për cilësinë e shërbimit të aeroporteve (ASQ) për vitin 2024, këtë herë për “Përvojën më të mirë të aeroporteve në Evropë”,  informojnë nga TAV Maqedonia.

Ky çmimi, i cili, siç thonë, është një referencë botërore për cilësinë e shërbimeve të aeroporteve, ACI ia ndanë Aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit për të 10-tën herë. Për TAV Maqedonia kjo është një mirënjëhje nga pasagjerët për cilësinë e shërbimeve të aeroporteve dhe vërtetim se përkushtimi dhe puna ekipore e stafit të aeroportit gjithmonë tregojnë rezultate.

“Dhjetë herë e kemi marrë çmimin ASQ nga ACI World dhe kjo mirënjohje është vërtetë më shumë se një nder – është konfirmim se këmbëngulja, përkushtimi dhe dashuria për punën tonë sjellin rezultate. Kjo mirënjohje është për të gjithë ekipin në aeroport dhe për të gjithë pasagjerët që çdo ditë na japin besimin e tyre. Puna jonë vazhdon – për të krijuar një aeroport që lidh, frymëzon dhe vendos standarde të reja në cilësinë e shërbimeve të aeroporteve dhe kujdesin për njerëzit. Kko është vetëm një nxitje për të qenë edhe më të mirë në të ardhmen”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Nga TAV Maqedonia theksojnë se çmimi ASQ është pasqyrim i mendimeve të pasagjerëve dhe të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) dhe ndahet në bazë të anketave të cilat kryhen tek pasagjerët që nisen.

Deri tani, për vitet 2012, 2013, 2015 dhe 2018 Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin ASQ – Aeroporti më i mirë në Evropë në madhësinë deri në 2 milion pasagjerë, ndërsa për vitet 2019, 2020, 2021, 2022, 2023 dhe 2024, aeroporti mori çmimin ASQ, por në madhësinë nga 2 deri në 5 milion pasagjerë në vit, në bazë të rritjes së numrit të pasagjerëve që automatikisht i mundësoi të konkurronte me atë grup aeroportesh në rajonin e Evropës.

Krahasuar me programe të tjera në industrinë e aviacionit, Programi i cilësisë së shërbimit të aeroporteve (programi ASQ) është një programi udhëheqës botëror për matjen e përvojës së klientëve në aeroporte. Krijon standarde dhe bazohet në hulumtime të drejtpërdrejta, përmes anketave të mbledhura në aeroport – direkt nga pasagjerët – që vlerësojnë kënaqësinë e tyre me shërbimet e aeroporteve në ditën e udhëtimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit