28.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për të diskutuar për dronët rusë në Poloni

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet sot për të diskutuar për hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, të cilën presidenti polak e përshkroi si një përpjekje të Rusisë për të testuar reagimin e Varshavës dhe NATO-s.

Polonia ndaloi fluturimet e dronëve përgjatë kufijve të saj lindorë me Bjellorusinë dhe Ukrainën, si dhe kufizoi trafikun ajror në atë zonë, pasi të mërkurën rrëzoi disa dronë rusë që sipas autoriteteve polake shkelën hapësirën e saj ajrore, raporton Reuters.

Polonia ka marrë mbështetje nga aleatët e saj në NATO për rrëzimin e dronëve, pasi është bërë shteti i parë anëtar i aleancës ushtarake që ka hapur zjarr gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

Autoritetet gjermane të enjten thënë se se do ta forcojë angazhimin në kufirin lindor të NATO-s si përgjigje ndaj këtyre shkeljeve.

Rusia nga ana e saj ka mohuar se ka qëlluar ndonjë objektiv në Poloni dhe nuk ka komentuar më tej mbi incidentin. Një komandant i lartë i NATO-s u shpreh se ende nuk është e qartë nëse hyrja e dronëve ishin të qëllimshme.

Megjithatë, incidenti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi gatishmërinë e NATO-s ndaj sulmeve me dronë, ka nxitur tensione në marrëdhëniet me Rusinë dhe ka shtyrë disa liderë perëndimorë të kërkojnë sanksione të reja ndaj Moskës e ta marrin me rezervë përkushtimin e saj në përpjekjet për paqe në Ukrainë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit