Nga qendra e skijimit “Kodra e Diellit” njoftojnë se do të ketë mundësi për funksionimin e disa prej skilifteve në dy ditët e fundjavës, e me këtë edhe mundësi për të skijuar në këtë qendër dimërore përcjell TVSHENJA/
Për shkak të borës së pamjaftueshme, skiliftet nuk kanë funksionuar që nga 29 janari dhe nuk ka pasur mundësi për skijim për 18 ditë.
“Njoftojmë adhuruesit e skijimit se kemi kushte për skijimin në pistat “GE” dhe “Aeroporti”, ski-liftet “GE”, “Aeroporti”, dyvendëshi “Shën Ilia” dhe teleferiku gjashtëvendësh do të jetë në funksion për fundjavën 17-18.02.2024. Njëkohësisht ju njoftojmë se çmimi për një kartë ditore është 800 denarë!”, njoftojnë nga ski qendra “Kodra e Diellit”.
Këtë sezon dimëror, skijimi në Kodrën e Diellit zhvillohet në mënyrë periodike, sipas trashësisë së mbulesës së borës.