Psikologia Medina M Jonuzi, e diplomuar dhe me përvojë 4-vjeçare në fushën e ndërhyrjes dhe mbështetjes tek fëmijët me çrregullim të spektrit autik (ASD), ngre shqetësimin për rritjen e rasteve të dhunës tek të rinjtë. Ajo thekson se pas saj qëndrojnë shumë faktorë – nga dëshira për t’u dukur “i fortë” dhe për t’u pranuar në grupin shoqëror, deri te konsumimi i materialeve të dhunshme dhe papjekuria emocionale tek adoleshentët.
Psikologia Medina M Jonuzi ngre shqetësimin për rritjen e rasteve të dhunës tek të rinjtë, duke theksuar se pas saj qëndrojnë shumë faktorë – nga dëshira për t’u dukur “i fortë” dhe për t’u pranuar në grupin shoqëror, deri te përdorimi i materialeve të dhunshme dhe papjekuria emocionale tek adoleshentët.
“Dhuna sot shpesh shihet si trend, ndërsa turpërimi publik ose tallja bëhen shkak që të rinjtë të reagojnë me agresivitet”, thotë Jonuzi, duke shtuar se tek agresorët shfaqet ndjenja e rreme e fuqisë, kurse tek viktimat pasojat janë ankthi, vetëbesimi i ulët, trauma dhe madje edhe simptomat e stresit post-traumatik.
Ajo thekson se viktimat shpesh mbyllen në vetvete, ndërsa agresorët e përdorin dhunën si mënyrë për të fituar “respekt”. Si zgjidhje, psikologia apelon që fëmijët dhe të rinjtë të mësohen të menaxhojnë emocionet dhe konfliktet me dialog, jo me dhunë:
“Në vend të grushtit përdor fjalën. Largoju nga situatat që nxisin konfliktin dhe praktiko teknika qetësimi, si marrja e frymës së thellë. Më e rëndësishmja, flisni hapur me një person të besuar – prind, mësues apo shok të afërt”.
Sipas saj, rreziku shtohet edhe nga shpërndarja e incizimeve të dhunës në rrjete sociale, të cilat shpesh shndërrohen në bullizëm kibernetik që dëmton rëndë reputacionin dhe të ardhmen e të rinjve.
Në fund, Jonuzi dërgon një mesazh të qartë:
“Askush nuk e shëron veten duke plagosur një tjetër. Me fuqi dhe dashuri, mund t’i japim fund dhunës.”