Siç informojnë nga MPJ, në kuadër të vizitës ministri Mucunski do të marrë pjesë dhe do të flasë në ngjarjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë – 8 Shtatori.
Krahas kësaj, është paraparë të realizojë takime pune me sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Despina Haxhivasiliu, me zëvendësin e guvernatorit të Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës, Tomash Boçek, me drejtorin e përgjithshëm për të drejta të njeriut dhe sundim të së drejtës në Këshillin e Evropës, Xhanluka Espozito, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berse.