Shkup, 4 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, si dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot vizitoi punimet infrastrukturore në rrugën “Ahmet Hajdari” (ish-“Stojna Stefkova”) në lagjen Gazi Babë.
Mexhiti theksoi se në këtë rrugë po kryhet një rikonstruksion i plotë i rrugës, me të cilin, siç tha, rritet sigurina dhe lehtësohet lëvizjea e qytetarëve përgjatë kësaj rruge.
“Investimi është rreth 3 milionë denarë. Rikonstruksioni është projekt i financuar nga Programi i Qeverisë për financimin e projekteve kapitale të komunave”, tha ai.
Mexhiti theksoi se kjo tregon se kur bashkëpunimi midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore është i shkëlqyer, realizohen projekte në interes të qytetarëve.





