9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Mendi Qyra ngjitet kodrave të Ladorishtit për të sjellë ujë në 45 shtëpi: “Investimet nuk pinë ujë pa ujë!

Ladorishtë, Strugë — Në një aksion simbolik, por me mesazh të fuqishëm politik, kandidati i pavarur për komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka ngjitur kodrat mbi Ladorishtë me një qëllim të qartë: ndërtimin e një rezervuari uji që do të shpëtojë 45 shtëpi nga mungesa kronike e ujit të pijshëm.

Zona, ndonëse e mbushur me shtëpi të bukura dhe investime familjare që kalojnë qindra mijëra euro, vuan ende për një nga nevojat më bazike – ujin. Për Qyrën, kjo situatë është pasqyrë e mospërgjegjësisë institucionale dhe mungesës së vullnetit politik.

“Shtëpitë janë moderne, por jeta e përditshme është primitive kur mungon uji. Investime pa ujë janë si shtëpi pa themel. Struga ka nevojë për zgjidhje, jo për premtime.” – u shpreh Mendi Qyra.

Ai theksoi se ndërtimi i rezervuarit është një projekt i arritshëm, i domosdoshëm dhe urgjent. Sipas tij, nëse ka vullnet dhe përkushtim, nuk ka asnjë arsye pse banorët e Ladorishtit të jetojnë me mungesë uji në vitin 2025.

Ky veprim është pjesë e fushatës së tij si kandidat i pavarur, i cili ka vënë theksin tek zgjidhjet konkrete për problemet reale, jo tek fjalët boshe që përsëriten në çdo cikël zgjedhor.

📍 #MendiQyra | #PërStrugën | #Ladorisht | #UjiështëJetë | #ValaeNdryshimi

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit