13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Zjarret në Vardarishte, Dollnen, Jasen dhe Likov janë vënë nën kontroll, aktualisht nuk ka zjarre aktive

Qendra për menaxhim me kriza kumtoi se sot në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat asnjë nuk është aktiv, 5 janë nën kontroll dhe 13 zjarre janë shuar.

Siç thuhet në kumtesën e QMK-së, nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Dollnenit te fshatrat Dollgaec – fshati Strovij ku digjet vegjetacion i ulët, në komunën e Gazi Babës te Deponia Vardarishtës, në komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf, në komunën Makedonski Brod në zonën shumëfunksionale Jasen ku digjet pyll i përzier dhe në komunën e Likovës te fshati Nikushtak ku digjet pyll i përzier.

“Më datë 02/03.09.2025 deri në orën 7 në territorin e RMV-së ka gjithsej 18 zjarre në hapësirë ​​të hapur, nga të cilat asnjë nuk është aktiv, 5 janë nën kontroll dhe 13 zjarre janë shuar. Nën kontroll janë vënë zjarret në komunën e Dollnenit: fshati Dollgaec – fshati Strovij (vegjetacion i ulët), në komunën e Gazi Babës: Deponia Vardarishtës (mbeturina), në komunën e Gjevgjelisë: në malin Kozhuf (zjarr sipërfaqësor), në komunën Makedonski Brod: Zonë shumëfunksionale Jasen (pyll i përzier) dhe në komunën e Likovës: fshati Nikushtak (pyll i përzier)”, qëndron në kumtesën e QMK-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit