10.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Diploma nuk të bën intelektual” – Edi Qela sfidon heshtjen dhe ngre zërin për rolin e qytetarëve dhe intelektualëve në Strugë

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe plot mendim kritik, aktivistja Edi Qela ka ngritur një shqetësim të madh për angazhimin qytetar, rolin e institucioneve dhe definimin e vërtetë të intelektualit në shoqërinë strugane.

“Institucionet mund të kenë fokuset e ndryshme, por edhe ne si qytetarë sa mundohemi ta ngrejmë zërin tonë dhe atë që kemi pas ne si struganë – arsimin dhe kulturën – sa kemi dëshirë ta zhvillojmë?”

Ajo thekson se zhvillimi nuk mund të vijë pa zërin e intelektualëve të vërtetë, duke bërë një ndarje të qartë mes një diplome dhe një angazhimi real:

“Nuk është intelektual personi që ka vetëm diplomë. Për mua, intelektual është njeriu që mund të flasë lirshëm, që shpreh mendimin dhe lufton për ndryshime në një shoqëri.”

Sipas saj, klientelizmi dhe konformizmi po e dëmtojnë jetën publike, ndërkohë që shoqëria ka nevojë për më shumë guxim dhe përgjegjësi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit