Edi Qela, aktiviste dhe zë i njohur i komunitetit strugan, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm dhe emocionues për qytetin e saj, që i ngjan më shumë një thirrjeje për ndërgjegjësim dhe veprim konkret.
“Ëm, a e duan të gjithë??! E dini çfarë? Ka një fjalë që shpesh herë të gjithë e përdorin. Struga është një perlë. E klishesh është më për mua ajo fjalë. Struga është një perlë, po atë perlën ne nuk e kemi krijuar, këtë perlën na i ka krijuar Zoti. Po sa ne si një perlë e keni parasysh? Po mos punohet perla, si perlë nuk duket. Nuk ka vlerë! Ne e kemi atë perlë, po sa e mirëmbajmë dhe sa kontribojmë të duket kjo perlë jonë, ajo është një pyetje tjetër!”
Fjalët e saj sfidojnë përdorimin sipërfaqësor të termit “perlë” për Strugën, duke e kthyer atë në një thirrje për përgjegjësi qytetare dhe angazhim real. Ajo vë theksin se bukuritë natyrore nuk mjaftojnë nëse mungon përkujdesja dhe dashuria aktive për qytetin.