23.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

ESHR publikon raportin, zbulon parregullsi serioze në Ministrinë e Arsimit – mbi 18 milionë euro kredi studentore të papagueshme dhe investime të dështuara

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar një raport të detajuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), duke konstatuar një sërë parregullsish serioze në menaxhimin e fondeve publike gjatë vitit 2023, shkruan Alsat.

Sipas raportit, MASH nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të arkëtuar kërkesat mbi bazën e kredive studentore të dhëna në periudhën 1998–2010. Totali i shumës së papagueshme arrin në 1.106.023 mijë denarë (rreth 18 milionë euro), të cilat ende figurojnë në bilanc si “kredi afatgjata të dhëna në vend”.

Revizioni po ashtu tregon se projektet për ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme janë realizuar pa objektiva të qarta, pa kritere për ndarjen e fondeve dhe pa tregues të matshëm të suksesit. Në shumë raste, objektet e ndërtuara nuk janë as funksionalizuar.

Një shembull i qartë është Konvikti Shtetëror i Studentëve në Tetovë, për të cilin janë shpenzuar 3.45 milionë euro, por ende nuk ka leje për përdorim dhe pajisjet e kuzhinës nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së sistemit të ventilimit.

Janë konstatuar shpenzime të pajustifikuara në prokurimin dhe redaktimin e teksteve shkollore. Shumë prej dorëshkrimeve janë redaktuar disa herë pa kriter të qartë dhe operatorët kanë faturuar për çdo faqe, edhe pse tekstet ishin të redaktuara paraprakisht nga autorët. Vetëm në vitin 2021 dhe 2022, janë paguar mbi 500.000 euro për redaktime të dyfishta, ndërsa MASH ka vepruar si botues pa pasur këtë aktivitet të regjistruar ligjërisht.

Derisa aty tregohet gjithashtu ne lidhje me projektet e braktisura dhe fonde shtesë të nevojshme.

“Ndërtimi i objekteve për Fakultetin e Arsimit Fizik dhe Fakultetin e Shkencave Informatike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ka ngecur që nga viti 2019, pavarësisht se janë investuar 2.9 milionë euro. Për përfundimin e tyre, nevojiten edhe rreth 22 milionë euro të tjera dhe një afat shtesë prej tre vitesh”, thuhet ndër të tjera në raport.

Ky raport, përfshin edhe shpërdorim dhe keqmenaxhim tek projektet e librave, tek bursat për studime jashtë vendit dhe mungesë transparence në pagesat për konsulantët./ Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit