Shkup, 29 gusht – Propozim-buxheti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, i cili u miratua sot nga Këshilli Buxhetor i Kuvendit, parashikon 677.300.000 denarë për paga dhe kompensime për të punësuarit, deputetët dhe funksionarët në dhomën ligjvënëse. Propozim-buxheti i Kuvendit duhet të marrë mbështetjen e deputetëve në seancë plenare.