VMRO-DPMNE ka akuzuar sot Bujar Osmanin se, akuzat e tij për dyshime për krim përpiqet ti mbulojë me nxitje të përçarjes.
Reagimi i plotë i VMRO-DPMNE-së:
Bujar Osmani vazhdon me të njëjtën matricë – çdo kritikë për krimin e BDI-së ta paraqesë si “nxitje përçarjesh”. E vërteta është krejtësisht e kundërt: përçarjet dhe padrejtësitë në shtet lindën pikërisht për shkak të LSDM-së dhe BDI-së dhe pushtetit të tyre për shkak të tenderëve kriminalë, korrupsionit dhe keqpërdorimit të institucioneve.
Bujar, Artan, Zaev, Ali dhe Filipçe janë koalicion i së keqes që e flijojnë Maqedoninë për të plaçkitur shtetin dhe popullin.
Kur kapen me duar në mjaltë, Osmani dhe kolegët e tij fshihen pas temave etnike. Por shqiptarët nuk janë BDI, as që BDI ka të drejtë të flasë në emrin e tyre. Shqiptarët në Maqedoni janë qytetarë të ndershëm që duan rregull, drejtësi dhe zhvillim, gjë që është e kundërt me atë që ofrojnë Ali, Artan, Bujar, Filipçe dhe Zaev.
Prandaj, sado që të përpiqen ta shndërrojnë luftën kundër krimit në “çështje etnike”, ata e dinë mirë se nuk do të kenë sukses. Populli tha qartë: krimi nuk shpërblehet, ndërsa BDI dhe LSD janë e shkuara.