12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Mendi Qyra mes banorëve të Shumit dhe Zagracanit – Ndryshimi po vjen për Strugën

Mendi Qyra, një prej kandidatëve të zgjedhjeve lokale në Strugë, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Shum dhe Zagracan. Ai është pritur ngrohtësisht nga komuniteti dhe ka folur për nevojën e ndryshimit në Strugë. Sipas tij, qyteti ka mbetur pas në zhvillim dhe është koha për një drejtim të ri që ofron zgjidhje konkrete për problemet e përditshme të qytetarëve.

Qyra ka theksuar se Struga ka potencial të madh për zhvillim, por mungesa e vizionit dhe keqmenaxhimi kanë penguar progresin. Ai ka premtuar përmirësime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe ekonomi lokale. Në takimet me banorët, ai është shprehur se ndryshimi nuk është vetëm i mundur, por i domosdoshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit