Shkup, 25 gusht – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 1 është aktiv, 2 janë nën kontroll dhe janë shuar 24.
Janë aktive zjarret në Komunën e Dollnenit: f. Dolgaec (pyll i përzier), nën kontroll janë dy në Komunën e Makedonski Brodit në zonën Jasen (pyll i përzie)r; dhe në Komunën e Gjevgjelisë në malin Kozhuf (pyll i lartë).
Siç informon QMK jnë shuar 24 zjarre:
– Komuna Shuto Orizare: f. Vizbeg (mbeturina); Komuna Gjorçe Petrov: f. Nikishtan (bar i thatë); Komuna Butel: f. Lubeten (bar i thatë); Komuna Saraj: f. Arnaqi (bar i thatë); Komuna Gazi Babë: f. Stajkovcë (serë dhe mbjellje); Komuna Studeniçan 1: vendi Markov Rid (bar i thatë); Komuna Studeniçan 2: f. Draçevica (pyll i përzier dhe bar i thatë); Komuna Prilep 1: f. Mazhçishte (bar i thatë); Komuna Prilep 2: Varrezat e qytetit (bar i thatë); Komuna Krushevë: f. Presil (bar i thatë); Komuna Radovish: Radovish (bar i thatë); Komuna Vasilevë: f. Vasilevë (bar i thatë, kallamishte dhe deponi); Komuna Bosillovë: f. Monospitovë (bar i thatë dhe shtyllë elektrike); Komuna Strugë: f. Belicë Poshtme(deponi); Komuna Veles 1: f. Mamutçevë (bar i thatë); Komuna Veles 2: f. Klukovec – f. Banicë (bar i thatë); Komuna Zrnovcë: f. Zrnovcë (deponi e egër); Komuna Çeshinovë-Obleshovë: f. Terancë – f. Vidovishtë (stërnishtë, shkurre dhe bar i thatë); Komuna Kumanovë: te Stacioni hekurudhor (bar i thatë); Komuna Likovë: f. Opajë– f. Vaksincë (bar i thatë dhe stërnishtë); Komuna Tetovë 1: te hekurudha në Tetovë (mbeturina); Komuna Tetovë 2: në hyrje të Tetovës (mbeturina); Komuna Zhelinë f. Palaticë (bar i thatë); Komuna Zhelinë 2: rruga f. Zhelinë – f. Sirçinë (deponi e egër).





