Vlera e shportës minimale sindikale për muajin gusht është 65,507 denarë, kurse krahasuar me muajin korrik ajo është rritur me 179 denarë, shkruan Alsat.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njofton se për familjet që kanë një apartament me qira prej 60 metrash katrorë shporta sindikale është 80,882.
Nga të dhënat e shportës minimale sindikale është e qartë se pas përfundimit të masave aktive qeveritare, vlera e shportës minimale sindikale është rritur me 2,816 denarë ose 4.49%, ndërsa për ushqimet dhe pijet ka pasur një rritje prej 2,584 denarë, ose 12.09%, thuhet në njoftimin e sindikatave.