31.8 C
Skopje
Wednesday, September 24, 2025

Rreth 50 turistë izraelitë mbesin të ngujuar në Bosnjë, u humbën pasaportat

Rreth 50 turistë izraelitë kanë mbetur të ngujuar në Sarajevë në Bosnjë-Hercegovinë, pasi pasaportat e tyre ishin humbur në hotelin Hills, raporton “Dnevni Avaz”.

Mediumi boshnjak ka publikuar videon e momentit kur pasaportat përfunduan në koshin e plehrave të hotelit e më pas nga aty në deponi.

Sipas “Avaz” shihet se gabimi ishte aksidental.

Ministria e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës ka thënë se turistët mund të largohen që nesër, ndërsa hoteli u ka ofruar atyre akomodim shtesë deri në përfundim të procesit.

Portali izraelit “Ynet” raportoi se 47 turistëve iu hodhën gabimisht pasaportat në shportën e plehrave dhe nga aty përfunduan në deponi.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit