14.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Talenti i ri nga Shkupi, Atik Limani, bashkëpunon me Dafinën në këngën e re “Faya”

Atik Limani, një talent i ri vetëm 20-vjeçar nga Shkupi, po hyn me hapa të mëdhenj në skenën muzikore shqiptare. Ai është zgjedhur si bashkëpunëtor nga vetë Dafina Zeqiri në këngën e saj më të re me titull “Faya”.

Ky projekt është i veçantë edhe për vetë Dafinën, pasi vjen si rikthimi i saj i parë në muzikë pas lindjes.

Për një artist të ri si Atiku, një mundësi e tillë është një hap i madh, ndërsa përkrahja që Dafina i jep brezit të ri të artistëve tregon edhe njëherë vizionin e saj për ta fuqizuar skenën muzikore.ë

“Faya” do të lansohet më 21 gusht, ndërkaq bashkëpunimin e kanë bërë të ditur që të dy.

Limani ka shkruar se është “privilegj të krijosh këtë poster për Dafinën”, kurse kjo e fundit e ka duartrokitur për punën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit