12.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Blerant Ramadani merr mbështetje nga profesorët universitar si Avzi Mustafa

Kandidati i Aleancëa Kombëtare për Integrim, për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani gjatë ditës së djeshme ka mbarë mbështje nga profesori universitar Avzi Mustafa i cili uroi Ramadanin për kandidimin dhe njlherit i dhuroi edhe dy libra, shkruan Top24

Blerant Ramadani

Me profesorin e nderuar Avzi Mustafa – veprimtarin e palodhur në arsim, pata nderin të ndaj një kafe bashkë me Agen Sef. Më uroi për kandidaturën time për Komunën e Sarajit dhe më dhuroi dy nga veprat e tij madhore:

1️⃣ “Leksion i pishtarëve të Arsimit shqip në Maqedoni 1941-1971”

2️⃣ “Gjurmë ndër vite”

Në faqet e këtyre librave është e gdhendur historia e gjeneratave që sakrifikuan për dritën e dijes shqipe. Profesori e thekson një amanet:

“Lavdi për punën vetmohuese të pishtarëve të arsimit shqip në Maqedoni! Unë e fillova aty ku e gjeta, e ju vazhdoni aty ku unë e lash.”

Me respekt të madh për punën e tij dhe të gjithë kontribuesve të arsimit shqip, unë e shoh këtë si thirrje për përgjegjësi dhe vazhdimësi. Ne, gjeneratat e reja, kemi për detyrë ta vazhdojmë këtë rrugë të shenjtë – të arsimimit, të përkushtimit dhe të dinjitetit kombëtar – si amanet i prindërve dhe i mësuesve tanë.

Rruga e dijes është rruga e lirisë dhe e barazisë. Ne nuk guxojmë të ndalemi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit