11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Qeveria i jep në shfrytëzim një banesë të konfiskuar 11-vjeçares që ishte trafikuar e dhunuar

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën u miratua propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar për 11-vjeçaren, e cila kishte qenë viktimë e trafikimit dhe dhunimit.

Kurti tha se kjo banesë do i jepet në shfrytëzim viktimës dhe familjes së saj.

“Komisioni rekomandues i Ministrisë së Drejtësisë ka rekomanduar dhënien në shfrytëzim të banesës së konfiskuar prej 100 metra katrorë  për viktimën e trafikimit dhe dhunimit dhe familjen e saj, e njohur edhe si rasti I 11-vjeçares. Përmes veprimeve të tilla ne edhe njëherë dëshmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e viktimave, veçanarisht të viktimave të dhunës”, tha Kurti.

Banesa do t’i jepet në shfrytëzim kësaj familje për një periudhë 5-vjeçare

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit