10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 35 gradë, gjatë fundjavës përsëri mot shumë i nxehtë

Shkup, 7 gusht – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura do të lëvizë prej 11 deri 35 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Në ditët në vijim pritet rritje e temperaturës, ndërsa sipas paralajmërimeve të DPHM-së moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa temperatura në disa pjesë të vendit për fundjavë do të arrijë deri 39 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit