11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Albrim Hoxha: Struga s’mund të bëhet terren eksperimentesh politike — qyteti ka nevojë për figura të dëshmuara si Mendi Qyra

 

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Strugë, duke shprehur shqetësimin për atë që e cilëson si “eksperimente të rrezikshme” dhe “marrëveshje të dyshimta” që, sipas tij, rrezikojnë të ardhmen e qytetit.

“Struga nuk ka nevojë për eksperimente politike, as për marrëveshje të dyshimta midis grupeve që nuk i kanë dhënë asgjë të mirë këtij qyteti. Nuk ka nevojë për mendësi të pangopura, që dinë vetëm të rrjepin dhe të shtrydhin gjithçka që ka vlerë”, ka deklaruar Hoxha në një qëndrim publik.

Ai thekson se Struga ka nevojë për drejtues të dëshmuar, që e njohin qytetin në rrënjë dhe kanë qëndruar pranë qytetarëve edhe në kohë të vështira.

“Ka nevojë për njerëz me integritet, që nuk bëjnë kompromise në kurriz të interesit publik”, u shpreh zëvendësministri.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Albrim Hoxha e bëri të qartë se mbështet kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës për Komunën e Strugës:

“Struga ka nevojë për drejtues si Mendi Qyra!”

Ky qëndrim vjen në një moment kur në skenën politike lokale kanë nisur pozicionimet për zgjedhjet komunale, ndërsa emri i Mendi Qyrës po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje nga figura të rëndësishme publike e ekonomike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit