9.8 C
Skopje
Sunday, December 7, 2025

Humbje e madhe për LSDM: Mishko Ralev i bashkohet ekipit të Orce Gjorgjievskit

Mishko Ralev, i cili deri para disa ditësh ishte një nga dy konkurrentët më seriozë për t’u propozuar si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit me mbështetjen e LSDM-së, nga sot është pjesë e ekipit të kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski.

Këtë e njoftoi vetë kryetari i komunës së Kisella Vodës. Për Ralevin, si profesor dhe arkitekt, qarkullonin spekulime se ai vetë e kishte njoftuar LSDM-në se nuk dëshironte të ishte kandidat për kryetar komune për shkak të mundësisë së madhe për të humbur. Më pas, LSDM njoftoi se në zgjedhjet lokale do të garojë me Kaja Shukova si kandidate.

“Një nder i madh dhe falënderim i sinqertë për profesorin Mishko Ralev që i bashkohet ekipit tim për një Shkup më të bukur. Me përvojën e tij të pasur, vizionin dhe integritetin, ai përfaqëson një mbështetje të fuqishme dhe një motivim edhe më të madh për ne.

Bota akademike dhe veprimtaria shkencore e profesorëve të njohur gjithmonë do të kenë derën e hapur dhe një vend të merituar në vizionin për një Shkup të përparuar dhe modern. Së bashku do të punojmë që ta bëjmë Shkupin sërish një qytet dinjitoz — qytet të ideve, vlerave dhe së ardhmes!”, deklaroi Gjorgjievski.

Ndryshe, Ralev është më së shumti i njohur për publikun si një kritik i madh i projektit “Shkupi 2014”, i cili u nis nga pushteti i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit