9.8 C
Skopje
Monday, December 8, 2025

Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet reth 45 minuta

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta. Në pikat tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit