12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Mexhiti: Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit!

Pas nisjes së pastrimit në ambientet e Kalasë së Shkupit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti siguron që nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit. Zëvendëskryeministri thotë se Kalaja po u rikthehet qytetarëve.

“Nuk do të ketë ndërtime në Kalanë e Shkupit! Përpjekja për ndërtimin e kishës në vitin 2011 u ndal nga aktivistët, dhe që atëherë Kalaja u la pas dore. Sot, ajo po pastrohet dhe hapet për qytetarët e turistët, si një monument i trashëgimisë kulturore. Qeveria po vepron institucionalisht për të shmangur konfliktet ndëretnike dhe për të mbrojtur trashëgiminë. Kalaja është dëshmi e politizimit dhe abuzimeve të së kaluarës, por nuk do të lejohet më të përdoret për qëllime politike apo ndarje. Sot Kalaja është fytyra e turpit të atyre politikave dhe politikanëve që, për të mbajtur pushtetin janë të gatshëm të lejojnë çdo poshtrim. Gjendja në të cilën ndodhet ky monument sot është rikujtim se politikanët e të shkuarës e përdorën atë si trampolinë që disa njerëz të futen në politikë si klandestinë, jo si ofertë serioze. Kalaja do të rikthehet në një hapësirë dinjitoze që pasqyron barazinë dhe identitetin multietnik të qytetit. Rrini rahat, ndërtime politike në Kala nuk do të ketë!”, ka shkruar Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit