Partitë politike përplasen për situatën me zjarret. LSDM-ja akuzon se pushteti nuk është i aftë për të menaxhuar gjendjen. “E gjithë Maqedonia sërish po digjet.
Për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së nga zjarret është djegur 20% e sipërfaqes së përgjithshme e pyjeve dhe livadheve. Në vend të veprimit të fuqishëm për shuarjen e flakëve, shohim mungesë interesimi dhe organizimi nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së”, reagon LSDM.
Ndërkohë VMRO-DPMNE kundërpërgjigjet duke theksuar se LSDM-ja në vend që të kërkojë falje nga qytetarët që njësite zjarrfikëse i la pa pajisje përkatëse për ballafaqim me zjarret, i gëzohet çdo zjarri në vend. Sipas VMRO-së për 7 vjet në pushtet LSDM në vend të përmirësimit të gjendjes në këtë fushë, është furnizuar me makina komode për zyrtarët e saj.





