10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

LSDM shpall edhe 16 kandidatë për zgjedhjet lokale/Filipçe konfirmon kandidatin për Shkupin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë publike edhe 16 kandidatë të rinj për zgjedhjet e ardhshme lokale, përfshirë edhe kandidaten për Qytetin e Shkupit, Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së.

Vendimi është marrë për kandidatët në 16 komuna, duke përfshirë edhe kandidaten për Qytetin e Shkupit, gjegjësisht nënkryetaren e LSDM-së, Kaja Shukova,” njoftoi partia.

Sipas listës së publikuar nga LSDM, kandidatët janë: Metodija Kunovski për Manastirin, Pero Kostadinov për Vallandovën, Goce Milevski për Vinicën, Vanço Mitev për Zrnovcën, Viktor Velevski për Kavadarin, Maja Mojsova Mijovska për Karposhin, Goran Trahkovski për Kisella Vodën, Anes Ahmeti për Mavrorën dhe Rostushën, Petar Spasov për Novo Sellën, Elizabeta Zelenikovska për Petrovecin, Petra Lukaroska për Prilepin, Risot Spasov për Radovishin, Dejan Giçev për Sveti Nikollën, Goran Stojanovski për Çashkën dhe Svetlana Mitreska Anxhelkovska për Bërvenicën.

Ndryshe, më 20 qershor, Filipçe publikoi 19 kandidatë të tjerë, ndërsa më 3 korrik shpalli edhe 11 emra për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vjeshtë.

Në këto zgjedhje, pritet që ZNAM dhe VMRO-DPMNE të mbështesin njëra-tjetrën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit