BDI akuzon Qeverisë se po manipulon qytetarët për të blerë përkrahje politike me hapjen e 730 konkurseve publike në prag të zgjedhjeve lokale.
Sipas integristëve, konkurset e shpallura përdoren si vegla elektorale të dizajnuara për të krijuar iluzionin e një qeverie që “po punon”.
Nga BDI konsiderojnë se Qeveria i sheh qytetarët si numra në fushatë. Ndaj këtyre akuzave u përgjigjën nga VLEN. Siç thonë, BDI ishte ajo që keqpërdori shqiptarët në administratë dhe i përdori si makineri votimi. Sot kur Qeveria më në fund po hap mundësi edhe për shqiptarët që të punësohen dhe të avancojnë, pikërisht BDI është e para që ngre panik, thonë nga VLEN. BDI-së nuk i pengojnë punësimet në administratë por punësimi i shqiptarëve sepse u bien poshtë të gjitha trillimet dhe gënjeshtrat kundër VLEN-it, thuhet në komunikatë./Alsat.mk





