13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Librat e gjuhëve më nuk do të mungojnë, Janevska promovon platformën e inteligjencës artificiale

Më mirë vonë se kurrë! Ministrja e arsimit Vesna Janevska promovoi librat e munguara prej vitesh të gjuhëve të huaja që i mësojnë nxënësit tanë. Por, ajo thotë se librat e shkruara tani më janë bërë “shkollë e vjetër”!

 “Ja le ti shoh i gjithë opinioni se pas shumë vitesh mungesë të këtyre librave nga klasa parë deri të 9-ën, ja edhe këto të gjuhës gjermane vetëm se janë miratuar, procedura ecën dhe jam e bindur që deri më 1 shtator do ti kemi të gjitha librat.”

Ministria e Arsimit do të angazhoj partnerë privat pa pagesë në suportimin e inteligjencës artificiale në platformat e programit arsimor. Janevska tha se në këtë drejtim sistemi arsimor ka ngecur shumë mbrapa, ndërsa gjeneratat e reja të nxënësve janë të avancuar në teknologji. Shtoi se dërrasa e zezë nëpër klasa duhet të zëvendësohet me smart-tabletë dhe ChatGPT-ja tu mësohet nxënësve se si ta përdorin atë për dobitë në zhvillimin e procesit arsimorë.

 “Dobia më e madhe që nxënësit sipas meje do ta kenë përmes përdorimit të inteligjencës artificiale në programet arsimore, është që do të zhvilloj mendimin kreativ, përkatësisht do t’i nxit të mendojnë dhe do të ju mundësoj të ushtrojnë ato që nxënësve tanë na mungon sipas testimit PISA. Për gjithë këtë që të bëhet duhet shteti të ketë kapacitet. Ne kemi fakultete të shkëlqyera të informatikës, por çdo ndihmë tjetër është e mirëseardhur sepse nuk kemi kohë. Ajo që është dashur të bëhet në 7-10 vitet e fundit nuk është bërë”, tha Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Përmes inteligjencës artificiale, arsimtarët mund të bëjnë plan-programin mësimorë, të organizojnë dokumentet e kontabilitetit. Për lëndët përkatëse mund tu bëjnë edhe transkripte mësimore, testet, ushtrimet. Ndërsa, nxënësit me një platformë të përbashkët mund të zgjidhin detyra, tu përgjigjen pyetjeve nga librat dhe gjitha mundësitë tjera, thonë nga Shoqëria private për edukim në internet.

Do ta bëjmë pa pagesë përgjithmonë nëse e vëreni ‘Universum.com’ është platformë tutoriale në informatikë e bazuar në inteligjencë artificiale dhe është përshtatur me programin e Ministrisë së Arsimit në të gjitha shkollat e mesme. E kemi lansuar para disa muajsh, por në maj dhe qershor për shkak të maturave përdorej nga rreth 1,400 shkollarë të mesëm çdo ditë, si ushtrime matematikor”, shtoi Petar Ninovski, Udhëheqës i Shoqërisë për edukim me internet .

Në atë platformë janë kyçur 3,700 arsimtarë nga i gjithë vendi, por nuk është i mjaftueshëm sipas autoriteteve dhe do të iniciojnë trajnime që të gjithë ta përdorin sistemin e inteligjencës artificiale.

Për këtë arsye, mesditën e së premtes Ministria e arsimit dhe shkencës firmosi memorandum për bashkëpunim me dy shoqëri private të kësaj fushe, të cilat do të angazhohen në shkollat e mesme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit