9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Toshkovski: Formohet Njësia e parë e specializuar për siguri kibernetike

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sapo ka njoftuar në rrjetet sociale se, Ministria e Punëve të Brendshme hyn në një epokë të re të sigurisë digjitale duke formuar Njësiaënë e parë të specializuar për siguri kibernetike.

Ja njoftimi i plotë i ministrit:

“Në kohën e një digjitalizimi të shpejtë dhe kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të rrezikshme dhe më të sofistikuara, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr një hap strategjik dhe vendimtar: për herë të parë në historinë e saj, themelon një Njësi të specializuar për siguri kibernetike.

Kjo njësi do të jetë shtyllë kyçe në mbrojtjen e sovranitetit digjital të MPB-së, si institucion që menaxhon volumin më të madh dhe më të ndjeshëm të të dhënave personale të qytetarëve të vendit. Siguria e këtyre sistemeve nuk është vetëm çështje kapaciteti institucional, por edhe çështje e stabilitetit shtetëror dhe e besimit të qytetarëve.

Të gjitha aktivitetet e njësisë së sapokrijuar janë të fokusuara në përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës së brendshme IT të vetë Ministrisë, me fokus të veçantë vetëm në mbrojtjen e sistemeve të saj të informacionit.

Për herë të parë, Ministria ka blerë pajisje dhe softuer bashkëkohor për monitorim proaktiv, detektim dhe parandalim të sulmeve kibernetike, me çka po vendos themelet për një mbrojtje sistematike dhe afatgjatë.

Njësia e re për siguri kibernetike do të jetë përgjegjëse për:

✅ Mbrojtje dhe monitorim gjithëpërfshirës të sistemeve të informacionit të MPB-së;
✅ Analizë të vazhdueshme dhe zbulim në kohë të kërcënimeve kibernetike përmes Cyber Threat Intelligence (CTI);
✅ Instalimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e infrastrukturës së sigurisë IT të Ministrisë.

Me këtë iniciativë, MPB vendos një standard të ri në mbrojtjen kibernetike, që nënkupton një mburojë moderne, të qëndrueshme dhe të fortë e cila i përgjigjet sfidave të kohës dhe siguron publikun se të dhënat e qytetarëve janë të mbrojtura me standardin më të lartë të sigurisë.

Gjithashtu, sot me dekanin e Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FINKI), prof. dr. Boro Jakimovski, nënshkruam memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit. Qëllimi është shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe edukimi, si dhe përmirësimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i kuadrit në fushat ku të dy institucionet kanë interesa të përbashkëta. Ky bashkëpunim përbën edhe një hap tjetër drejt forcimit të kapaciteteve teknike dhe njerëzore të MPB-së dhe mbështetjes së transformimit digjital të institucionit, me qëllim përfundimtar – shërbime më të mira dhe më të shpejta për qytetarët”, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski/Ora24.tv

Njoftimi origjinal në FB:

https://www.facebook.com/share/v/15omd1QXga/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit