Sot, në qytetin e Kumanovës, Lëvizja ARBËRIA zhvilloimbledhjen e saj të parë konstituive të Këshillit Drejtues, ku u miratua struktura organizative, rregullorja e punës dhe u konfirmuan simbolika, logoja dhe vula zyrtare e Lëvizjes.
Lëvizja ARBËRIA shpreh qëndrime të qarta kundër klasëspolitike aktuale, e cila po mban peng të ardhmen evropiane tëqytetarëve. Qeveria aktuale, veçanërisht partneri maqedonas(VMRO-DPMNE), po dëshmon mungesë guximi politik dhe poushqen një mendësi të vjetëruar izoluese që përjashton shqiptarëtsi partnerë të barabartë. Kjo qasje është kthyer në pengesë tëdrejtpërdrejtë për integrimin evropian të vendit.
ARBËRIA i bën thirrje partnerit shqiptar në qeveri, koalicionitVLEN, të tregojë më shumë vendosmëri dhe këmbëngulje përzhbllokimin e proceseve euro-integruese, pasi durimi ishqiptarëve është drejt fundit.
Gjithashtu, Lëvizja ARBËRIA e konsideron jashtëzakonisht tëdëmshëm rolin e opozitës shqiptare, e cila, në vend se të jetë zërii qytetarëve, është shndërruar në mburojë të krimit, korrupsionitdhe pazareve personale. Kjo opozitë nuk përfaqëson shqiptarët, por po shpërfaq çdo ditë e më shumë amoralitetin politik, frikënpër karrierat e saj dhe mungesën totale të alternativës e vizionit.
ARBËRIA denoncon ashpër fenomenin e “pazareve përkomuna”, ku qytetarët dhe komunat trajtohen si mall në tregvetëm për të shpëtuar kolltukët e disa kryetarëve partish. Shqiptarët nuk janë mall pazari për shpëtimin e karrieraveindividuale. Ata meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe shpresë reale.
Në mbledhje u diskutua gjithashtu mundësia e pjesëmarrjes sëLëvizjes ARBËRIA në zgjedhjet lokale, si një forcë e pavarur, në koalicion vetëm me popullin shqiptar. Kjo pjesëmarrje do tëjetë e përgjegjshme dhe do të ndërtohet mbi vlera të qarta: ndershmëri, përgjegjësi dhe angazhim për ndryshim të thellë.
ARBËRIA caktoi edhe koordinatorët lokalë për disa komuna:





