9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Qeveria do i financojë 49 projekte Gostivarit / Limani: Falënderoj Qeverinë për gatishmërinë dhe korrektësinë

 

Qeveria vazhdon mbështetjen e saj të fuqishme për komunat, pavarësisht se se nga cili subjekt politik ose kryetar udhëhiqen.

Këtë e dëshmojnë edhe vetë kryetarët e komunave të opozitës. Së fundi Qeverinë e VMRO-DPMNE dhe VLEN e ka fallnderuar edhe u.d. kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili nga Qeveria ka marrë mbështetje të 49 projekteve.

“Sot jam i gëzuar veçanërisht për një arritje që i dedikohet punës dhe përkushtimit të një ekipi, siç është ky i yni!
Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm që pas aplikimit arritëm të fitojmë plot 49 projekte nga kredia hungareze!
Kjo është dëshmi e një pune të ndershme dhe këmbëngulëse, siç ishte përgatitja e qindra dokumenteve të sakta e mbi të gjitha mbushur me ide inovative që do t’i shërbejnë qytetit tonë.
Falenderoj gjithashtu edhe qeverinë e cila tregoi gatishmëri dhe korrektësi.
Urime dhe punë të mbarë! “, ka shkruar në FB, u.d. kryetar i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani/Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit