19.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Shkëndija me autogol në kohën shtesë kalon në raundin e dytë në Champions

Fillimi i ndeshjes i takoi skuadrës vendase, e cila kishte posedimin e topit në terren. Kanosja e parë ishte në minutën e 3-të kur Liridon Latifi pret krosimin e saktë të Cakes, mirëpo vetëm për të goditur shtyllën. Një minutë më vonë, Besart Ibraimi futet në zone, ndërsa asistin e tij, në zone, nuk e shfrytëzon askush nga sulmi kuqezi. Në minutën e 10-të, ishin 3 goditje të drejpërdrejta në portën mysafire dhe falë fatit sportiv dhe portierit natan Shepard, porta e TNS-së mbeti e paprekur. Në minutën e 12-të, TNS shënoi gol, por ishte pozitë jashtë loje.

Në minutën e17-të ndryshohet rezultati. Ibraimi godet ashpër në zone, ndërsa topin e devijuar, Tamba e drejton në portë.

Në minutën e 21-të, Besart Ibraimi godet nga 18 metra, por topi shkon mbi portë. Në minutën e 28-të, Besart Ibraimi shou në terren, i cili pasi që kaloi mbrojtësin kundërshtarë loboi portierin mysafirë, por topi shkoi skaj portës.

Në minutën e 38-të , skuadra uellsiane barazon shifrat në 1-1 , me golin e Xhordan Uiliamsit, i cili priti devijimin e topit dhe dërgoi topin në portën e boshatisur.

Pjesa e dytë ishte me më pak raste për gol dhe që të dy ekipet mendonin më shumë për portën e vet se sa për të shënuar golin e epërsisë.

Pas pjesës së parë të kohës shtesë ku nuk kishte shumë aksion, por vetëm disa tentime për gol, në minutën e 116, një aksion i shpejtë i Besart Ibraimin dhe goditja e fortë, të cilën e devijon portieri mysafirë, ndërsa në vazhdim të aksionit Fiton Ademi godet ashpër, ndërsa Xhek Bodenham e dërgoi në rrjetën e TNS. Një autogol klasik, por që solli epërsi për skuadrën tetovare.

Kujtojmë se në raundin tjetër, Shkëndija do të përballet me skuadrën rumune të FCSB-së nga Bukureshti.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit