9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Kryetari Qyra, Drejtori Zekiri dhe Kryetari i Grupacionit të energjetikës z. Morina pjesëmarrës në MEF Energy Forum 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Qyra, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Zekiri dhe anëtarin e Këshillit Drejtues, njëkohësisht Kryetar i Grupacionit të ndërtimtarisë, urbanizmit, mjedisit dhe energjetikës, z. Morina, morën pjesë në edicionin e 8-të të MEF Energy Forum 2025, një ndër ngjarjet më të rëndësishme rajonale në sektorin e energjisë.

Me temën “Drejtimi i Transformimit Rajonal të Energjisë: Nga Ambicia në Veprim në Ballkanin Perëndimor”, forumi mblodhi së bashku përfaqësues të Qeverisë së RMV dhe vendece të Ballkanit, biznese, organizata ndërkombëtare dhe sektorin civil për të diskutuar hapat konkretë drejt një të ardhme energjetike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Agjenda përfshiu tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për 10 vjetorin e marrëveshjes së Parisit, progresi, sfidat dhe rruga drejt Ballkanit Perëndimor, si dhe panele diskutimi të tjera lidhur me pozicionimin e WB6 në këto kohë të zhvillimit masiv të tregut, çmimet e karbonit, si dhe çështje tjera kyçe për tranzicionin energjetik.

Një ndër pikat strategjike të OEMVP për periudhën 2024-2027 është rruga drejt institucioneve dhe bizneseve moderne të digjitalizuara dhe të drejtuara drejtë ekonomisë cirkulare dhe burimeve të ripërtritshme të energjisë. Andaj, OEMVP do të vazhdojë të promovojë politika dhe partneritete që fuqizojnë tranzicionin e gjelbër dhe përfshirjen e kompanive vendore në proceset transformuese energjetike, me synimin që të njëjtit të jenë jo vetëm përfitues, por edhe kontribuues aktiv në ndërtimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm, të drejtë dhe konkurrues në nivel evropian.

OEMVP, përveç përfaqësimit aktiv në këtë forum ndërkombëtar, ka luajtur një rol kyç në procesin e hartimit dhe miratimit të Ligjit të ri për Energjetikë, i cili hap rrugën për investime të reja, zhvillim të teknologjive të pastra dhe rritje të konkurrueshmërisë së kompanive vendore në tregun evropian të energjisë.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit