Shkup, 17 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetares së Kuvendit Kombëtar (Milli Mexhlis), Sahiba Gafarova, nga sot deri më 19 qershor 2025 do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit.
Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritare, delegacioni që do të udhëhiqet nga Kryetari, i cili do të përbëhet nga deputeti Petar Markov, i cili është edhe kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Azerbajxhanin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut; deputeten Imërlije Saliu-Fetai; dhe sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska.
Kryetari Gashi, përveç takimit me kolegen e tij, kryetaren Gafarova, do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev.
Do të takohet edhe me ministrin e Energjetikës, Parviz Shahbazov, si dhe me ministrin e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit, Mikail Xhabarov.
Kryetari Gashi do të marrë pjesë edhe në sesionin pranveror të Asamblesë së 65-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEK), që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, ku, ndër të tjera, do të mbajë edhe fjalim.





