Shkup, 17 qershor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot do ta vizitojë Komunën e Manastirit.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të ndërtesës së ish-kinemasë “Partizan” në Manastir pranë IN Taetari popullor Manastir.
Vlera e marrëveshjes është 96.000.000 denarë, përderisa afati i realizimit është deri në dhjetor të vitit 2026.
Është paraparë pas ngjarjes kryeministri Mickoski të japë deklaratë për mediumet.





