9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Pas serisë së djeshme, mbrëmë është regjistruar edhe një tërmet në rajonin e Ohrit dhe Strugës

Shkup, 17 qershor – Edhe një tërmet me magnitutë lokale të Rihterit ML2.5 ballë është regjistruar mbrëmë pas mesnate në ora 00 e 48 minuta në rajonin epiqendror Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 12 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup njoftoi se tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe në rrethinën përrreth me intensitet prej IV ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Seria e tërmeteve, eiqendrat e së cilës rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshtani-Ohër-Strugë, janë regjistruar edhe dje paradite në rajonin e Ohrit. Më i fuqishmi është ndjerë në orën 4 e 34 minuta në Ohër dhe në rrethinën përreth me intensitet prej V ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike.

Përveç shqetësimit tek qyetarët, dëme materiale nuk janë raportuar.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit