14.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Ministri Mexhiti në takim bilateral me ministrin e Ekologjisë së Malit të Zi, Damjan Çulafiq

Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një takim pune bilateral ndërmjet zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrit për Ekologji, Planifikim Hapësinor dhe Urbanizëm të Malit të Zi, Damjan Çulafiq.
Tema qendrore e diskutimit ishte inicimi i hapave konkretë për ripërtëritjen e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Të dy ministrat shprehën gatishmëri për avancim të bashkëpunimit bilateral përmes veprimeve të reja dhe konkrete.
Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të ndotura, me theks të veçantë në rëndësinë e shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojave për sisteme moderne të selektimit, trajtimit dhe ripërdorimit, si dhe nevojës për komunikim të hapur dhe efektiv me publikun.

Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet ekzistuese dhe të planifikuara të përbashkëta, përfshirë: Projektin ndërkufitar për menaxhimin e përmbytjeve në pellgun e lumit Drin dhe Iniciativën rajonale EU4Green, e cila synon trajnime dhe forcim të kapaciteteve administrative.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit