8.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Toshkovski: Qytetarët mund të padisin shtetin dhe të marrin miliona, veçmë ka aktgjykimet

Qytetarët mund ta padisin shtetin për shkak të shkeljes së të drejtave elementare të njeriut për lëvizje. Një aktgjykim të tillë nga Strasburi tashmë ka, është Memedov e të tjerë.Do të paguajmë shuma të mëdha, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, në TV Kanal5.

Dua t’u kërkoj falje qytetarëve për gjithçka që është shkaktuar dhe për atë që do të vijojë, tha ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski. Ai u kërkoi qytetarëve që i kanë pasaporta me emrin e vjetër të mos shkojnë në kufi.

Në lidhje me patentat e shoferit me emrin e vjetër, ministri tha se ato nuk janë të vlefshme as brenda dhe as jashtë vendit.

Toshkovski informon se me letërnjoftim me emrin e vjetër do të mund të shkohet në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë, por nuk mund të garantojë se autoritetet kufitare në ato vende nuk do t’i kthejnë qytetarët.

Toshkovski thotë se zgjidhja është ndryshimi i shpejtë i dy ligjeve, për dokumentet personale dhe për sigurinë në komunikacion dhe se kjo mund të bëhet brenda një dite, vetëm nëse ka vullnet politik.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit