10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit: Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

Në mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe në përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare – z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi.

Me këtë vendim, Komuna e Çairit nderon një figurë historike si Joseph DioGuardi – shqiptaro-amerikani i parë në Kongresin e SHBA-së dhe një mbështetës i pandërprerë i çështjes shqiptare – si dhe bashkëshorten e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një zë i fuqishëm i të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse e të vërtetës sonë në forumet më të larta ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit