6.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

EKSKLUZIVE: Bujar Osmani kandidat për Çairin – i mbështur nga Ali Ahmeti dhe Fronti Shqiptar?

Brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) tashmë flitet hapur për kandidaturën e Bujar Osmanit në zgjedhjet për komunën e Çairit, mëson Almakos.

Këto burime brenda partisë konfirmojnë se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po insiston që Osmani të jetë përfaqësuesi i Frontit Shqiptar në këtë garë kyçe.

Po këto burime, i thonë Almakos se BDI dhe Fronti Shqiptar po vendosin një fokus strategjik në Çair, me synim që të sfidohet ashpër sipas tyre koncepti politik i VMRO-DPMNE-së, të cilin e akuzojnë për përpjekje për margjinalizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kandidatura e Osmanit konsiderohet si një nga më të fortat për shkak të profilit të tij publik dhe mbështetjes që gëzon. Sondazhet e fundit e rendisin atë ndër politikanët më të besuar dhe më të preferuar në mesin e votuesve shqiptarë në Çair.

Almakos ka kontaktuar përfaqësues të lartë në Frontin Europian por edhe në BDI lidhur me këtë informacion, por prej aty as nuk e kanë mohuar e as pohuar këtë çështje./Almakos

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit