12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Petrushevski: 9 milionë euro kanë përfunduar në kompani të lidhura me Zaevin dhe Filipçen – Prokuroria të reagojë

Petrushevski: 9 milionë euro kanë përfunduar në kompani të lidhura me Zaevin dhe Filipçen – Prokuroria të reagoj

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, ka akuzuar ish-kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe (Lider aktual i LSDM-së), për përfshirje në një aferë të madhe me tenderë për qymyr gjatë kohës së qeverisjes së LSDM-së.

Sipas tij, kompania “Zobek Mining Group” ka shitur qymyr te ndërmarrja shtetërore ESM me çmim 82 euro për ton, ndërsa e ka blerë për vetëm 30 euro. Dallimi në çmim, sipas Petrushevski-t, nuk ka hyrë fare në Maqedoni.

“9 milionë euro janë transferuar në një kompani në Bullgari, që lidhet drejtpërdrejt me Zaevin. Ajo quhet Gomasidra dhe është e regjistruar në të njëjtën adresë me një kompani tjetër që lidhet me Filipçen, ‘Power i8 Ltd’, në qytetin Petriç,” deklaroi ai.

Petrushevski shtoi se pikërisht kjo kompani “Zobek Mining Group” i ka blerë më parë një xhip luksoz Filipçes, dhe se lidhjet mes këtyre bizneseve dhe ish-zyrtarëve janë të qarta.

“Ata thoshin se nuk kanë lidhje me tenderët, por në fakt kanë përfituar miliona euro përmes tyre. Ky është një skandal i madh dhe Prokuroria duhet të hapë menjëherë hetim,” tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit