Dafina është shquar për paraqitje të mira te Kreuzlingeni, veçanërisht në mbrojtje. Ajo është një lojtare kyçe edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku ka spikatur në ndeshjet kundër Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës, vjeshtën e kaluar.

Në një prononcim për mediat zvicerane, Dafina ka theksuar se synon ta ndihmojë skuadrën e re dhe njëkohësisht të dëshmojë vlerën e saj për Kombëtaren e Kosovës.

“Mezi pres sfidën e re te Yellow dhe dua që jo vetëm të ndihmoj Yellow të arrijë qëllimet e saj me paraqitje të mira, por edhe të tregoj veten për paraqitje me kombëtaren e Kosovës”, tha Mustafa.

Klubi Yellow Winterthur po lufton për titull të kampionit në Zvicër.

Kush është Dafina Mustafa

Dafina Mustafa jeton në Zvicër, përkatësisht në St. Gallen, ku ka lindur, ndërsa ka prejardhje nga Gjilani. E lindur më 2003, kurse është e gjatë 175 cm. Dafina është pjesë e Kosovës në pozitën e pivotes dhe veçohet për mbrojtje shumë të