9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Gashi: Kurban Bajrami na e kujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, ka uruar besimtarët musliman me rastin e Kurban Bajramit.

“Urime Bajramin e Vogël!

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Festa e Kurban Bajramit, që në esencë e ka sakrificën për vlerat më sublime, na e kujton kështu edhe rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. Kjo ditë e shenjtë është një moment reflektimi për vlerat që na bashkojnë si shoqëri: përkujdesjen ndaj familjes, respektin për më të moshuarit, kujdesin për më të pambrojturit dhe forcimin e lidhjeve njerëzore që e mbajnë gjallë shpirtin e njerëzisë dhe shoqërisë sonë.
Në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, uroj që kjo festë të sjellë paqe në zemrat tuaja, gëzim në familjet tuaja dhe shpresë për përmbushjen e idealeve tuaj më të larta!
Urime Bajramin e Vogël”, ka shkruar në urimin e tij kryeparlamentari Gashi./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit