12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Ahmeti: Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar besimtarët mysliman,. Ai ka bërë thirrje për reflektim!

“Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, ju shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mëshirë dhe begati në familjet tuaja.

Kjo ditë e shenjtë na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe besimit të palëkundur, vlera këto që e kanë udhëhequr popullin tonë në çdo periudhë të historisë. Le të na shërbejë kjo festë si moment reflektimi, për të forcuar lidhjet tona shoqërore, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të qëndruar gjithmonë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Zoti ua pranoftë kurbanin dhe ua shpërbleftë veprat e mira!

Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar në urimin e tij Ahmeti./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit