Dje, një grup shokësh që kanë rënë pre e formateve të shpikura dhe jo legjitime, u paraqitën në emër të FRASH. Po e them qartë, ajo nuk ishte FRASH,” thekson Nuredini në reagimin e saj.
Ajo shton se FRASH është një strukturë funksionale me përfaqësim legjitim dhe pjesë aktive e koalicionit VLEN, duke u distancuar qartë nga çdo tentativë për të krijuar kaos e konfuzion në emër të organizatës.
Nuredini gjithashtu akuzon drejtpërdrejt Aleancën për Shqiptarët për bllokim të qëllimshëm të koalicionit përmes bojkotit në komisionet kadrovike dhe mungesës së transparencës.
“Nëse keni pak ndërgjegje politike, protestoni para shtëpisë së kryetarit,” u shpreh ajo, duke aluduar se sabotimi vjen nga brenda partisë dhe jo nga qeveria, siç pretendohet në publik.
Deklarata e saj përfundon me një mesazh të qartë:
FRASH nuk shantazhohet, nuk keqpërdoret. FRASH nuk hesht më.


                                    



