Sot u mbajt mbledhja e Këshillit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, ku u miratuan vendimet për financimin e projekteve në kuadër të Programës për Zhvillim të Barabartë Rajonal.
Me vendimet e miratuara sigurohet shpërndarja e gjithsej 116 milionë denarëve për realizimin e 47 projekteve, të cilat do të kontribuojnë në zhvillim më të barabartë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në pjesë të ndryshme të shtetit.
Këto investime janë pjesë e angazhimeve strategjike për zvogëlimin e dallimeve rajonale dhe sigurimin e një zhvillimi më të qëndrueshëm dhe të balancuar në të gjithë shtetin.





