Në një intervistë për emisionin “Çka S’thuhet” me Lisa Alilin, aktorja dhe aktivistja Yllka Nuredini foli hapur për rolin e teatrit dhe angazhimin politik të të rinjve në shoqëri.
E diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, Yllka solli në vëmendje fuqinë që arti ka për të sfiduar realitetin dhe për të ngritur vetëdijen kolektive.
“Në teatër mund të thuhet ajo që nuk thuhet gjetkë. Është një mjet për të prekur ndërgjegjen dhe për të nxitur dialog,” – u shpreh ajo.
Gjatë bisedës, ajo ndau edhe përvojën e saj si kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), një pozicion të cilin e mori në vitin 2024 me mbështetje të gjerë. Ajo theksoi se në FRASH po punon për të forcuar zërin e të rinjve dhe për të promovuar vlera si barazia, meritokracia dhe transparenca.
“Ne duhet të mos kemi frikë të hyjmë në politikë. Nëse nuk jemi aty, të tjerët do flasin në emrin tonë,” tha Nuredini, duke inkurajuar të rinjtë të bëhen pjesë aktive e ndryshimit.
Intervista u prit me interes të madh nga publiku, ndërsa diskutimi për ndërthurjen mes artit dhe politikës vlerësohet si një nga temat më të thella të sezonit.
📺 Emisionin e plotë mund ta ndiqni në Ora 24 TV dhe në Almakos.com





